Drejtoresha Kryeziu – Ramaj vizitoi stacionin policor në Malishevë

Drejtoresha e Drejtorisë së Inspektoratit në Malishevë, Besartë Kryeziu – Ramaj, e ka vizituar stacionin policor në Malishevë, ku është pritur nga komandanti i Stacionit, kapiteni Azem Krasniqi. Qëllimi i kësaj vizite ishte me karakter pune, përkatësisht vazhdimi i bashkëpunimit në mes policisë dhe inspektoratit komunal, në të gjitha fushat, e në veçanti në menaxhimin e situatës me Covid-19. Pas takimit, drejtoresha Kryeziu – Ramaj, tha se takimi ishte frytdhënës dhe se bashkëpunimi me policinë do të vazhdoj, si gjithmonë në shërbim të qytetarëve të komunës së Malishevës.

Kontrolloni gjithashtu

Mamografi dhe ultrazë pa pagesë gjatë muajit tetor

Në kuadër të Muajit Rozë, muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, kryetari i komunës …