leoni

Kryetari Shehu ka pritur në takim Ministrin e MZhR-së Fikrim Damka

Kryetari i Komunës së Junikut Ruzhdi Shehu me bashkëpunëtor ka pritur në takim Ministrin e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka. Në këtë takim u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit mes Ministrisë së Zhvillimit Rajonal dhe Komunës së Junikut. Kryetari Shehu e ka njoftuar Ministrin Damka për nevojën e Junikut për investime dhe përkrahje qeveritare. Njëkohësisht, ai ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë në funksion të realizimit të projekteve me interes për qytetarët e Junikut. Me këtë rast Kryetari Shehu ka diskutuar edhe për disa projekte ideore, për të cilat Ministri Damka ka ofruar përkrahjen e tij në parim.

Mund të jetë një imazh i 10 persona, njerëz të ulur, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur mbledhjen e rregullt

Këtë të mërkurë Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt Xhavit Zariqi, ka mbajtur mbledhjën …