Drejtori Berisha, vizitoi organizatën Handikos në Ferizaj, zotohet për përmirësim të kushteve

Ditën e sotme, drejtori i Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme, Besnik Berisha me bashkëpunëtorë, vizitoi qendrën e organizatës Handikos në Ferizaj.  Temë e diskutimit në këtë ishte bashkëpunimi në aktivitetet që do të realizohen gjatë muajve në vijim nga Handikos Ferizaj ku drejtori Berisha u zotua se do të kenë mbështetjen e Komunës së Ferizajt. Gjithashtu, drejtori Berisha u zotua se gjatë punës së tij në kuadër të planeve të punës së Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme, parashihen edhe një varg veprimesh nga Komuna e Ferizajt në dobi të përmirësimit të infrastrukturës dhe qasjes së personave me nevoja të veçanta në institucione publike, shtuar këtu edhe programin për punë praktike të personave me nevoja të veçanta në këtë drejtori dhe gjithë administratën komunale.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.P.K

Komuna e Deçanit ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.PK. “Nënshkruam kontratën me kompaninë …