U përurua qendra e re e KZhFH me bazë në komunitet për fëmijët e moshës 3-5  vjeç në Lubavec të komunës së Skenderajt

U përurua qendra e re e Kujdesit dhe Zhvillimit në Fëmijërinë e Hershme (KZhFH) me bazë në komunitet për fëmijët e moshës 3-5  vjeç në shkollën fillore dhe të mesme të ulët “Enver Haliti” në Lubavec të komunës së Skenderajt. Komuna e Skenderajt u bë tanimë me qendrën  e parë dhe të vetme të këtij lloji të Kujdesit Zhvillimor në Fëmijërinë e Hershme. Të pranishëm në këtë përurim ishin drejtori i Save the Children, zyrtarët e DKA-së në Skenderaj, drejtori i shkollës, prindërit dhe komuniteti i këtij fshati. Të pranishmit theksuan rëndësinë e qendrës në mbështetje të fëmijëve për të arritur potencialin e tyre të plotë. Komuna e Skenderajt falënderon Organizatën Save the Children, e cila në bashkëpunim me DKA- në, realizuan këtë projekt shumë të rëndësishëm për fëmijët dhe komunitetin e fshatit Lubavec.

May be an image of 4 people, child, people sitting, people standing and indoor

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë të Vitisë, aty …