Drejtori i Bujqësisë në Ferizaj, vijon ciklin e vizitave tek fermerët fundjavave

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë në komunën e Ferizajt, Burim Bajrami vizitoi fermerin ferizajas Trimor Hyseni, në kuadër të ciklit të vizitave tek fermerët fundjavave, për të parë nga afër punën e angazhimin e tyre në kultivimin e produkteve të ndryshme. Familja Hyseni është e tëra e angazhuar në kultivimin e dredhëzave dhe mjedrave, duke pasur hapësira të mëdha për kultivimin e tyre, mbështetje të cilën i ka ofruar edhe Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë, ku drejtori Bajrami u shpreh se shembuj të tilla meritojnë përkrahje e natyrisht janë kontributdhënëse në zhvillimin e përgjithshëm të ekonomisë lokale.

May be an image of 2 people, collard greens, cold frame and strawberry

Kontrolloni gjithashtu

Përfundon betonimi në parkingun nëntokësor në Sheshin Qendror të komunës së Rahovecit

Drejtoria për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit në komunën e Rahovecit, njofton qytetarët e …