Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka takuar Ministrin e mbrojtjes të Turqisë, Hulusi Akar

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka takuar Ministrin e mbrojtjes të Turqisë, Hulusi Akar

Në kuadër të  pjesëmarrjes në panairin e teknologjisë ushtarake TKNOFEST në Stamboll në Republikën e Turqisë,  Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj sot ka takuar Ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Turqisë, z. Hulusi Akar. Gjatë takimit ata kanë diskutuar  për bashkëpunimin e shkëlqyer që ekziston në  mes vendeve tona, bashkëpunim ky që do të thellohet edhe më tej pasi që është duke u punuar në nënshkrimin e marrëveshjes SOFA, marrëveshjes për shkëmbim të personelit dhe marrëveshjen në fushën ushtarake të trajnimeve, teknikës dhe shkencës.

Ministri Akar ka shprehur falënderimin dhe mirënjohjen për ndihmën që Republika e Kosovës i ka ofruar Republikës së Turqisë me rastin e tërmetit. Reagimi ka qenë në një kohë shumë të shkurtër dhe trupat e FSK-së kanë dhënë maksimumin e tyre për të shpëtuar të mbijetuarit. Turqia mbetet partner i Kosovës  në zhvillimin dhe forcimin e ushtrisë tonë.

Gjithashtu, Ministri Mehaj ka  zhvilluar takim të përbashkët me Ministrin e Industrive Strategjike të Ukrainës zotin  Oleksandr Kamyshin, Ajzerbejxhanit zotin Zekir Hasanov si dhe Ministrin e Mbrojtjes të Burkina Faso zotin Aimé Berthelemy Simporé.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …