Rreth 500 puçistë turq janë sjellë para gjyqeve, në Turqi lidhur me grusht-shtetin e dështuar një vit më parë

Sylejman Sojlu: Mund të ketë një përpjekje për grusht shtet politik kundër Erdoganit, në zgjedhjet e 14 majit

Ministri i Punëve të Brendshme  të Turqisë, Sylejman Sojlu, duke folur për mundësinë e manipulimit të zgjedhjeve të 14 majit ka paralajmëruar se mund të ketë një përpjekje për grusht shtet politik kundër Erdoganit, nga ana e disa shteteve perëndimore. Kjo është e qartë si drita e diellit. Këtë nuk po e them unë. Njeriu që drejton sot Amerikën e ka thënë këtë vite më parë. Kur të gjitha përpjekjet e tyre dështuan vite më parë, Biden u shpreh se kjo është mënyra e vetme që ata do të jenë në gjendje ta kenë Turqinë nën kontrollin e tyre. Rexhep Tajip Erdogan kandidon për një mandate të ri në krye të shtetit në zgjedhjet presidenciale të 14 majit që zhvillohen së bashku me zgjedhjet e përgjithshme. Erdogan  ka bërë një fushatë të fortë duke marrë pjesë në disa aktivitete brenda ditës, pasi këtë herë duket se përballet me një sfidë të vështirë ndaj qeverisjes së vet të gjatë. Sondazhet e fundit tregojnë për një epërsi të lehtë të sfiduesit kryesor të Erdogan, udhëheqësi i opozitës së qendrës së majtë, Kemal Kilicdaroglu, i cili mbështetet nga Aleanca e Kombit, një grupim prej gjashtë partish politike, por edhe disa parti politike kurde.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasadori italian Antonello de Riu bisedoi me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi

Ambasada e Italisë në Kosovë ka bërë të ditur se ambasadori Antonello De Riu pati …