Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj viziton kadetët e rinj të policisë në Vushtrri

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj viziton kadetët e rinj të policisë në Vushtrri

Sot në orët e hershme të mëngjesit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj realizoi një vizitë në AKSP, me ç’rast në paradën e mëngjesit inspektoi kadetët e rinj të gjeneratës së 54-të. Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga Policia e Kosovës. Qalaj u dëshiroi mirëseardhje kadetëve të rinj dhe njëherit i inkurajoi ata që të japin maksimumin e tyre në përfundimin me sukses të trajnimit, i cili pritet të zgjasë deri në shtator të vitit 2019. Njëkohësisht u kërkua nga kadetët që të tregojnë angazhim, përkushtim dhe disiplinë të lartë gjatë trajnimit në Akademi, për të arritur  rezultate sa më pozitive si në anën profesionale, e po ashtu edhe në atë të shkathtësive fizike. Implementimi i programeve dhe trajnimeve të dizajnuara në bazë të standardeve më të larta ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe sundimit të ligjit, do të jenë primare dhe obligative për të gjithë, në mënyrë që të arrihet profesionalizëm më i  lartë në shërbim të vendit dhe qytetarëve. Vizita e Drejtorit Qalaj dhe e zyrtarëve të lartë të PK-së, përfshirë edhe zyrtarin nga ICITAP-i Amerikan, përfundoi pasi përcollën edhe një pjese të ligjëratës nga Instruktorët policorë pran kadetëve.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: Një marrëveshje me Serbinë, pa njohjen në qendër, do të zgjasë procesin e dialogut dhe status-quonë në Kosovë

Memli Krasniqi: PDK-ja asnjëherë nuk ka pasur vija të kuqe me asnjë subjekt tjetër politik, nuk ka as me Vetëvendosjen

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas pajtimit me kërkesën e Albin Kurtit për mundësinë e  …