Gjatë ditës së sotme, drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë në Ferizaj, Burim Bajrami, ka vizituar në fshatin Dremjak prodhuesit e fidanëve Emrush Haziri dhe Bajram Haziri.
Me këtë rast, drejtori Bajrami ka theksuar se Drejtoria e Bujqësisë do të bëjë çmos për t’i mbështetur prodhuesit vendorë të fidanëve, me qëllim që prodhimet vendore të jenë sa më cilësore dhe në shërbim të qytetarëve.
Ai gjithashtu bëri të ditur se vizita të ngjashme do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, jo vetëm tek prodhuesit e fidanëve, por edhe tek bujqit ferizajas, për të parë nga afër nevojat dhe sfidat me të cilat përballen ata.