Drejtoria për Bujqësi ka bërë shpërndarjen e 40 frezave për bujqit përfitues të komunës së Skenderajt

Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, ka bërë sot shpërndarjen e 40 frezave për bujqit përfitues të komunës së Skenderajt, të cilët janë përzgjedhur nga komisioni komunal, në bazë të kritereve të përcaktuara në konkursin publik. Kryetari i Komunës, Fadil Nura, ka marrë pjesë në ceremoninë e shpërndarjes, i cili, duke i përgëzuar bujqit përfitues, ka siguruar se edhe vitin e ardhshëm Komuna e Skenderajt do të vazhdojë të ndihmojë bujqësinë dhe bujqit punëtorë. Me këto freza, arrin në 763 numri i bujqve dhe fermerëve që përfitojnë pajisje të ndryshme bujqësore vetëm në vitin 2023.

May be an image of 7 people, segway and text

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu i bënë thirrje qytetarëve t’i përgjigjeni pozitivisht procesit të regjistrimit të popullisë

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu lut qytetarët t’i përgjigjeni pozitivisht procesit të regjistrimit …