leoni

Është përzgjedhë sportisti i vitit në komunën e Skenderajt

Në ngjarjen e përvitshme të përzgjedhjes së sportistit të vitit në komunën e Skenderajt, në ceremoninë e organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, sot është bërë shpallja e më të mirëve në sport, derisa ky epitet i ka takuar Drilon Haxhijajt nga skuadra e Drenicës në futsall. Sipas vlerësimit të komisionit për përzgjedhjen e sportistit të vitit, trajneri më i mirë u shpall Ylli Kadriu nga Klubi i Volejbollit “Skenderaj” (F), derisa ky klub gjithashtu u zgjodh më i mirë për këtë vit. Në ceremoninë e sotme janë ndarë mirënjohje dhe çmime edhe për sportistë dhe klube tjera nga Skenderaj, për kontributin dhe rezultatet e arritura në disiplina të ndryshme sportive. Kryetari i Komunës, Fadil Nura, i ka përgëzuar më të mirët, duke siguruar përkrahje për sportin edhe vitin e ardhshëm.

May be an image of 2 people and text

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu i bënë thirrje qytetarëve t’i përgjigjeni pozitivisht procesit të regjistrimit të popullisë

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu lut qytetarët t’i përgjigjeni pozitivisht procesit të regjistrimit …