Edhe një rrugë e re për qytetarët e Malishevës

Kryetari i komunës së Malishevës Ekrem Kastrati, bashkë me zëvendësministrin e Infrastrukturës, Hysen Durmishi, bashkëpunëtorë dhe përfaqësues të komunitetit, sot kanë përuruar rrugën që shtrihet në fshatrat; Gurbardh, Lumishtë dhe Turjakë. Realizimi i këtij projekti është në funksion të përmirësimit të infrastrukturës rrugore në fshatrat e komunës së Malishevës, dhe për këtë kryetari Kastrati i është shprehur edhe ministrit të kësaj ministrie, Liburn Aliu, që e ka përkrahur financiarisht këtë projekt, që sot u përmbyll konform afateve dhe standardeve të parapara. Me përkrahjen e qytetarëve dhe bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me partnerin tonë qeverinë, do të vazhdojmë të punojmë edhe më shumë gjatë vitit që po vjen, ka thënë kryetari Kastrati.

 

Kontrolloni gjithashtu

Sektori i Rinisë – Ferizaj, ju fton të bëheni pjesë e edicionit të tretë të çmimeve

Komuna e Ferizajt u vlerësua në edicionin e kaluar të Çmimeve të Vullnetarizmit të Vitit …