Shemsedin Dreshaj: Qeveria Kurti ka dështuar si në rrafshin e brendshëm ashtu edhe në atë ndërkombëtar

Dreshaj: Pushteti aktual, i ardhur në qeverisje me program social dhe anti-korruptiv vazhdon të jetë qeverisja me anti sociale

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj ka drejtuar kritika të shumta në adresë të Qeverisë Kurti. Ai ka shkruar se ndonëse pushteti aktual, i ardhur në qeverisje me program social dhe anti-korruptiv, për këto tre-katër vjet vazhdon të jetë qeverisja me anti sociale dhe më e korruptuara. “Kategoria me vulnerabile, pensionerët, anashkalohet skajshëm. Pensionistet, lëre më qe janë jashtë agjendës qeverisëse, janë shndërruar në lypsar, por edhe lëmosha që ju jepet, nuk harmonizohet me koston e jetesës. Të mashtroni ata që shpresuan se do të gëzojnë me pensionim pleqëri të dinjitetshme është më shumë se krim. Ky pushtet duhet të veprojë urgjent duke ua mundësuar shfrytëzimin e kontributeve meritorëve dhe duke i harmonizuar këto me koston e jetës. Nuk mbahet shteti e pushteti me nëpërkëmbje, represalje e shantazhe, por me respekt e nderim të atyre që me shumë sakrificë e sollen të sotmen” ka shkruar deputeti, Shemsedin Dreshaj.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …