leoni

Dritëro Agolli

Dritëro Agolli i përkujton Thaçit se kemi vetëm një Shqipëri

Gjatë vizitës zyrtare në Tiranë, kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi i dorëzoi medaljen “Urdhri i Pavarësisë”, shkrimtarit të madh të kombit, Dritëro Agollit,  për kontributin që ai  i ka dhënë  pavarësisë së Kosovës. Që në fillim të bashkëbisedimit, shkrimtari u shpreh se e ka të vështirë ta thotë emrin Kosovë, pasi sipas tij rilindësit, që nga koha e Lidhjes së Prizrenit, ishin për një republikë të përbashkët. “Lidhja e Prizrenit ishte për një republikë. Sot kemi dy Republika, Republika e Kosovës edhe Republika e Shqipërisë, bile edhe unë mezi e them e Shqipërisë dhe e Kosovës se ato mund të thuhen më mirë e Shqipërisë këtej Drinit dhe e Shqipërisë përtej Drinit. Ndërkohë, kryetari Hashim  Thaçi e falënderoi shkrimtarin që u bë frymëzim për lirinë e Kosovës edhe kur të tjerët shpresuan pak.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi:

Memli Krasniqi kundër kandidaturës së Haxhiut: Do të dështojë sa herë që propozohet në Kuvend

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka deklaruar se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të …