Kryetari Thaçi dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, janë pritur me protesta në Tiranë

Kryetari Thaçi dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, janë pritur me protesta në Tiranë

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, janë pritur me protesta pranë shtatores së Adem Jasharit, në Tiranë, ku kishin shkuar për të bërë  nderime. Ndërkohë një grup protestuesish u kanë dalë përpara me parulla në duar, ku shkruhej “Kosova është Shqipëri”, “Tradhtia i paraprin korrupsionit”, dhe “Kufiri mes nesh është Jugosllavia”. Të pranishmit në aktivitet duke folur për këtë protestë kanë thënë se “ceremoninë e nderimit të memorialit të Adem Jasharit në Tiranë nga ana e kryetarit, Hashim Thaçi, janë përpjekur ta prishin një grup i vogël të rinjsh që paragjykohet të kenë qenë përkrahës të Lëvizjes Vetëvendosje.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …