Në mbledhjen e Komisionit parlamentar për Stabilizim-Asociim, kryetari i këtij komisioni, Xhavit Haliti është cituar të ketë thënë se nëse demarkacioni nuk kalon gjatë këtij viti, liberalizimi i vizave do të shtyhet edhe për një kohë. Haliti ka thënë Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet, me përjashtim të demarkacionit. Shqetësimi im i madh imi është se liberalizimi mund të shtyhet edhe për një kohë, për shkak edhe të zhvillimeve brenda BE-së, siç është dalja e Britanisë dhe kërkesa për referendume nga shtetet tjera për të dalë nga Unioni, ka thënë Haliti. Edhe shefi i Grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri tha se demarkacioni është kusht për liberalizimin e vizave. “Qytetarët e Kosovës kanë nevojë për heqje të vizave dhe deklarimet se bënë edhe pa liberalizim janë të paqëlluara. Opozita po kundërshton edhe gjëra që janë të dobishme për vendit që e dinë edhe ata, por po kundërshtojnë vetëm se janë opozitë”, tha ai.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, dhe Aleksandër Vuçiç, do të zhvillojnë takime të ndara me shefen e re të diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, do të zhvillojnë takime …