PDK në Burim: Auditori konfirmon një varg keqpërdorimesh dhe shkeljesh në Komunë

PDK në Burim: Auditori konfirmon një varg keqpërdorimesh dhe shkeljesh në Komunë

Raporti i Auditorit të Përgjithshëm për Komunën e Burimit, (ish-Istog) për vitin 2015 ka vënë në pah një varg shkeljesh që ka bërë udhëheqja e kësaj komune. Ky raport tregon për favorizime në tenderë për kompanitë e personave që janë të afërt me Lidhjen Demokratike të Kosovës, si dhe punësime në baza partiake për militantët e LDK-së. Kështu tha sot ndër të tjera, kryetari i degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Istog, Shasivar Haxhijaj në një konferencë për shtyp, ku ka shprehur shqetësimin me të gjeturat nga auditori për vitin 2015 dhe mënyrën e qeverisjes së komunës deri më tani. Ai  tha se auditori nxjerrë në pah po ashtu se komuna ka lidhur kontrata të paligjshme me kompani të ndryshme për kryerjen e punëve të ndryshme në komunë, dhe përmendi katër raste që e implikojnë edhe kryetarin Haki Rugova dhe drejtorin për shërbime publike, Bedri Hasanaj. Në dy raste, tha ai, kryetari dhe drejtori Hasanaj kanë nënshkruar kontrata me operatorë ekonomikë pa hapur fare procedura tenderimi.

Në një rast tjetër, një kompani është përzgjedhur fituese e tenderit pa marrë fare pjesë në hapjen e ofertave.  Ndërkaq, rasti i katërt ka të bëjë më dhënien e një tenderi me furnizim me qymyr, që i është dhënë një kompanie me çmim më të shtrenjtë, ani pse i përgjegjshëm ka qenë edhe një operator me çmim përgjysmë më të lirë. Shkelje tjetër ai përmendi edhe keqpërdorime në ndarjen e subvencioneve për fermerët e komunës së Istogut, duke u marrë për bazë vetëm përkatësia partiake. Këto dhe të tjera, tha ai, i kanë sjellë dëme buxhetit të komunës dhe dëshmon për një keqqeverisje dhe keqpërdorim të detyrës. Haxhijaj tha se edhe punësimi në komunë vazhdon të përcillet me shkelje, duke mos respektuar procedurat e konkursit dhe se auditori, por edhe nga vet gjetjet e PDK-së, janë diku 25 të punësuar me kontratë për shërbime të veçanta, e që janë militantë të LDK-së.

Në anën tjetër, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së në Istog, Arben Kabashi është fokusuar tek tenderët që Komuna e Istogut i ka dhënë kompanisë  ‘Meshari’ me pronar Zeqir Mehmetaj. Kabashi tha se Mehmetaj është edhe pronar i Radio Fontanes në Istog, dhe bën propagandë për LDK-në në vazhdimësi. Sipas Kabashit për 17 vjet Zeqir Mehmetaj ka përfituar çdo vit nga një tenderë nga Komuna e Istogut për furnizim me material shpenzues, si shpërblim për propagandën që ai bën për LDK-në. Vetëm nga viti 2005 e deri më tani, kompania Meshari, sipas Kabashit, ka përfituar tenderë nga komuna në vlerë totale prej mbi 820 mijë eurove.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …