Driton Gashi

Driton Gashi u emërua drejtor i ri i AKI-së

Kryetari i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe  kryeministri, Isa Mustafa kanë emëruar drejtorin e ri të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga  zyra e kryetarit të vendit. Duke u bazuar në Nenin 84 (21) dhe Nenin 94 (8) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe Nenin 5 (3 dhe 5) të Ligjit nr. 03/L-063 për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, presidenti Thaçi dhe kryeministri Mustafa, morën vendim për emërimin e Driton Gashit, Drejtor i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, thuhet në njoftim. Driton Gashi  së fundmi mbante postin e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …