Driton Selmanaj

Driton Selmanaj: Sistemi i korrupsionit në qeverinë e Kurtit është i strukturuar

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka diskutuar për skandalet dhe aferat korruptive gjatë mandatit të qeverisë së Albin Kurtit. Selmanaj ka akuzuar qeverinë aktuale për krijimin e një sistemi të strukturuar të korrupsionit, duke theksuar se pas çdo afere fshihet një urdhër nga lart. Ai ka kritikuar qeverisjen për keqpërdorim të kontratave dhe për dështimin në adresimin e korrupsionit. Sipas tij, këto veprime janë të organizuara dhe të motivuara nga nevojat për shpërblime politike dhe financiare.  Deputeti ka komentuar gjithashtu ngritjen e aktakuzës ndaj ish-krye-shefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar. Krasniqi kishte injoruar njoftimet e ZRrE-së, dhe kishte vepruar në mënyrë të pavarur, duke sfiduar autoritetin e institucionit.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza: Sot, edhe nga këtu, po u themi qartë: ata nuk janë vetëm

Organizuar nga platforma “Liria ka Emër”, sot në Prishtinë u orginizu aktiviteti për nisjen llogaritjen …