Dy javë para zgjedhjeve, Qeveria “hap thesin”: 100 euro për qytetarët mes varfërisë rekord dhe akuzave për blerje vote

Qeveria e Kosovës ka miratuar një pako emergjente që parasheh nga 100 euro mbështetje për punëtorët e sektorit privat, studentët, fëmijët dhe pensionistët, vetëm dy javë para zgjedhjeve. Vendimi ka nxitur reagime të forta dhe akuza për tentativë të ndikimit elektoral përmes ndihmave financiare, sidomos në një periudhë kur Kosova është renditur ndër vendet më të varfra në Evropë. Kryeministri Albin Kurti njoftoi gjithashtu rritjen e shtesave për lehonat nga 325.9 euro në 500 euro në muaj, duke thënë se Qeveria nuk do ta presë muajin korrik për zbatimin e vendimit. “Secila nënë lehonë do përfitojë mbështetje mujore nga 500 euro në muaj”, deklaroi Kurti, duke shtuar se për lehonat e papuna kjo përkthehet në 3000 euro mbështetje, ndërsa për lehonat e punësuara në mbi 1500 euro shtesë përtej pagesave ligjore. Por opozita dhe kritikët e qeverisë po e cilësojnë këtë si një “fushatë me para publike”, duke rikujtuar se vendime të ngjashme janë marrë edhe para zgjedhjeve të kaluara parlamentare. Kritikat janë shtuar edhe më shumë pasi vetëm pak ditë më parë Fondi Monetar Ndërkombëtar publikoi të dhëna ku Kosova renditet ndër vendet me mirëqenien më të dobët ekonomike dhe GDP më të ulët për kokë banori në Evropë.

Kontrolloni gjithashtu

Përparim Rama: Në zemër të Kosovës, në Prishtinë, do të jehojë përjetësisht zëri i komandantit legjendar Adem Jashari

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se janë shpallur projektet fituese për …