Enver Hasani

E. Hasani: Me deklaratën e përbashkët, Vuçiq, barazon zhdukjet e serbëve lokalë, me zhdukjet sistematike që u ka bërë Serbia shqiptarëve

Profesori i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Enver Hasani, ka folur rreth pajtimit të Kryeministrit Kurti dhe kryetarit  të Serbisë Aleksandar Vuçiq, lidhur me  të Zhdukurit.  Ai  konstaton  që  problemi i kësaj deklarate nuk është emërtimi i viktimave të zhdukura me dhunë, por te rezervat në Nenin 2 të Konventës  për të zhdukurit me dhunë, që i ka shprehur Vuçiq në emër të Serbisë.  Ai  kritikon kryeministrin Albin Kurti, i cili  në bazë të kësaj deklarate ka marrë zotimin për hapjen në mënyrë institucionale të provave materiale për të zhdukurit. Kjo do të thotë se ne jemi të barabartë me Serbinë në zhdukjen e civilëve gjatë luftës në Kosovë. Kjo është një absurd. Problemi me Deklaratën e Përbashkët për Personat e Zhdukur me Dhunë qëndron në rezervën që kryetari i Serbisë  Vuçiq e ka vënë në atë Deklaratë në emër të shtetit të tij. Kjo ka të bëj me nenin 2 të Konventës Ndërkombëtare për Personat e Zhdukur me Dhunë të vitit 2010. Sipas këtij neni, nenit 2, shteti përgjigjet nëse privon nga liria dikend dhunshëm dhe e zhdukë përmes agjentëve të vetë ose personat tjerë të autorizuar. Sikur Serbia mos ta kishte vënë rezervën në fjalë në këtë nen, duke thënë se personat e zhdukur në Deklaratën e Përbashkët nuk janë në kuptimin juridik sipas kësaj Konvente, atëherë Serbia do të kishte qenë përgjegjëse ndërkombëtarisht për kompensim të viktimave të zhdukura me dhunë në Kosovë (1998-1999). Me këtë rezervë, Vuçiq ka arritur të barazoj zhdukjet e serbëve lokalë dhe të joshqiptarëve të tjerë me zhdukjet e dhunshme që i ka bërë Shteti serb në mënyrë të planifikuar dhe sistematike ndaj shqiptarëve ka thënë mes tjerash, Enver Hasani.

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …