Sot, më 5 maj, në Ditën e Dëshmorëve, në Kastriot, ish Obiliq, u zbulua Shtatorja e heroit të kombit, Fahri Fazliu

Sot, më 5 maj, në Ditën e Dëshmorëve, në Kastriot, ish Obiliq, u zbulua Shtatorja e heroit të kombit, Fahri Fazliu

Sot më 5 maj,  në Ditën e Dëshmorëve në Kastriot, ish Obiliq u zbulua Shtatorja e heroit të kombit, Fahri Fazliu. Të pranishëm ishin bashkëluftëtarë  të heroit dhe zyrtarë e personalitete të  larta politike në vend e rajon, të cilët nderuan lartë jetën dhe veprën e heroit, Fahri Fazliu. Kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka thënë se Fahri Fazliu ishte trim e burrë i fortë, dhe mbetet një frymëzim për të gjitha. Ai shtoi se heroi qysh i ri në moshën 19-vjeçare u bë pjesë e Lëvizjes Popullore për çlirimin e vendit. Zbulimi i shtatores nuk po ndodh rastësisht sot më 5 maj, sepse kontributi i tij ishte i madh. Së bashku me të tjerët ishim rreshtuar krah tij dhe Lëvizjes Popullore. Fazliu ishte trim e burrë i fortë, dhe mbetet një frymëzim për mua, por edhe për shokët tanë”, ka thënë Gashi. Iniciatori i kësaj shtatoreje, Arben Krasniqi, ka thënë se qytetarët tashme do ta nderojnë kolosin e tyre. “Nuk është rastësi që sot më 5 maj, qytetarët e Obiliqit ta nderojnë kolosin dhe heroin tonë, Fahri Fazliu. Përkushtimi i qytetarëve tanë dhe përkushtimi i nivelit lokal, bëri që shtatorja të vendoset sot këtu”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …