Brickos

E-sportet marrin përkrahje nga institucionet lokale të komunës së Rahovecit

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, priti në takim anëtarët e grupit “AVOID”, emër ky që në gjuhën shqipe i bie “SHMANGIE”. Duke iu shmangur kundërshtarëve, grupi i CS2 (Counter Strike 2) ka arritur sukses të jashtëzakonshëm në nivel vendi. Fillimisht, “AVOID” ka fituar Kampionatin Shtetëror “Qualifier 2024” CS2 Pro. Më pas, kjo fitore ka bërë që djemtë e Rahovecit, Shaip Hoxha, Amar Zekaj dhe Dion Morina të kalojnë në gjysmëfinale të kampionatit shtetëror, ku ishin të pafat kundër ekipit tjetër shqiptar “Illyrians”. Kryetari Latifi falënderoi dhe nderoi secilin me nga një mirënjohje me motivacionin: “Për përfaqësim dinjitoz të komunës së Rahovecit në Kampionatin Shtetëror CS2 Pro – Road to RIYADH Qualifier 2024”, të organizuar nga Federata E-Sports Kosova (FESK)”. Të rinjtë e Komunës së Rahovecit kanë horizont të lartë për risi, që përmes teknologjisë arrijnë suksese të ndryshme brenda dhe jashtë shtetit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi Komunal i Vitisë mbajti mbledhjen e katër të rregullt

Kuvendi Komunal i Vitisë ka mbajtur sot mbledhjen e katërt të rregullt. Me këtë rast …