leoni

????????????????????????????????????

Edhe Berisha bëhet me shkollë të re

Në fshatin Berishë të komunës së Malishevës, është bërë  përurimi i objektit të ri të SHFMU “Rifat Berisha”. Në mesin e shumë shkollave të ndërtuara, edhe nxënësit dhe mësimdhënësit në Berishë, nga e enjta do të mësojnë në shkollë të re dhe në kushte shumë të mira. Në ceremoninë e hapjes zyrtare të këtij objekti, mori pjesë Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i shoqëruar nga zyrtarët tjerë komunal, familja e Rifat Berishës, personalitete tjera, si dhe banorë të fshatrave Berishë dhe Fshat i Ri. “Ju si fshat meritoni shumë më shumë se vetëm një objekt shkollorë, por ju punëtorë të arsimit, nga sot keni shumë obligim, në arsimimin e këtyre nxënësve. Patriotizëm në ditët e sotme, është të punosh për vendin. Ne e kemi ndërtuar këtë shkollë, ndërsa juve mësimdhënës, ju mbetet që të punoni. Berishë, e gëzofshi shkollën dhe juve të gjithëve ju dëshiroj suksese të mëtejme”, tha mes tjerash kryetari Begaj, në fjalën e rastit. Ndërsa, Besnik Berisha, nga familja e Rifat Berishës, e falënderoi Komunën e Malishevës dhe kryetarin Begaj, jo vetëm për ndërtimin e shkollës, por për kujdesin e vazhdueshëm që ka treguar për banorët e Berishës.

Për historikun e shkollës, foli drejtori i shkollës, Lulzim Gegaj.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …