leoni

Edhe nesër në Kosovë është ditë pushimi në të gjitha institucionet publike për shkak të Pashkëve Ortodokse

Edhe nesër në Kosovë është ditë pushimi në të gjitha institucionet publike për shkak të Pashkëve Ortodokse

Edhe nesër në Kosovë është ditë pushimi. Të gjitha institucionet publike e kanë ditë pushimi, për shkak të Pashkëve Ortodokse por edhe për shkak të 9 Prillit, që në Kosovë është festë zyrtare sepse është Dita e Kushtetutës. Sipas Ligjit për Festa Zyrtare nëse dita e festës bie të shtunën ose të dielën atëherë në ditën e parë të punës pushohet. Sivjet ka qëlluar që të pushohet për një ditë për Ditën e Kushtetutës dhe Pashkët Ortodokse. Në Kosovë sipas Ligjit janë 11 festa zyrtare, 1 dhe 2 janar për nder të Vitit të Ri, Dita e shpalljes së Pavarësisë, Krishtlindjet Katolike dhe ato Ortodokse, Pashkët Katolike dhe Ortodokse, 1 Maji, Dita e Evropës, , Dita e Kushtetutës, si dhe Bajrami i Madh dhe Bajrami i Vogël.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj përjashton bashkëpunimin me VV: I hapur për konsulta me LDK-në dhe PDK-në

Ramush Haradinaj, ka deklaruar se nuk është i gatshëm të bashkëpunojë me Vetëvendosjen, duke theksuar …