Tjetër sulm kimik në Siri 70 vetë kanë mbetur të vdekur, Departamenti Amerikan i Shtetit: Rusia të mbajë përgjegjësi

Sulmi kimik në Siri i la 70 vetë të vdekur, Departamenti Amerikan i Shtetit: Rusia të mbajë përgjegjësi

Të paktën 70 vetë kanë mbetur të vdekur pas një sulmi të dyshuar kimik në Douma, qyteti i fundit i mbajtur nga rebelët në Ghoutën Lindore, në Siri. Forcat e shpëtimit vullnetar, Helmetat e Bardha shpërndanë imazhe grafike duke treguar disa trupa në bodrume. Ata thonë se numri i viktimave kishte të ngjarë të rritej akoma më shumë. Konfirmimi për viktimat e deritanishme vjen nga mjekët dhe vullnetarët në Siri, ndërsa qeveria vendase i ka quajtur akuzat për një sulm kimik, një trillim. Departamenti amerikan i shtetit tha se raportet flasin për një numër potencialisht të lartë të viktimave, duke përfshirë edhe familjet në qendra strehimi. DASH theksoi se Rusia me mbështetjen e palëkundur të saj për qeverinë e Sirisë, përfundimisht mban përgjegjësi për sulmet e supozuara. (TCh)

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …