Glauk Konjufca i ka reaguar edhe deputetit tjetër të Vetëvendosjes, Gramos Agusholli, lidhur me komunitetin horr, LGBT+

Edhe pse kryekuvendar, Glauk Konjufca, shpreh mendimin e tij privat pro zgjedhjeve të parakohshme për “legjitimitet” të pushtetit

Edhe pse kryekuvendar, Glauk Konjufca shpreh mendimin e tij privat pro zgjedhjeve të parakohshme për legjitimitet të pushtetit. Ai në një debat televiziv mes tjerash ka thënë se nëse qeveria mendon se duhet të shkojë deri në fund mandati, kush jam unë që t’iu përzihem atyre. Mirëpo, për shkak të vitit 2024 dhe zhvillimeve që i përmenda, do të dëshiroja, ky është mendim imi më privat, që Kosova të mos kalonte nëpër këto procese, e që këto procese të ndikojnë në legjitimitetin e pushtetit të ardhshëm në Kosovë. Do të dëshiroja më tepër, është alternativa që e mendoj, që do të ishte shumë më e dëshirueshme… këtë nuk e kam për Lëvizjen vetëvendosje, e kam për Kosovën, legjitimiteti i pushtetit të ri të përballet me ato sfida, e jo ato sfida të orientojnë karakterin e legjitimitetit,  ka deklaruar Konjufca duke treguar se sa peshon fjala e tij apo pozicioni privat e jo privat. Integrimi i shqiptarëve nuk mund të ndodhë duke i zhdukur dy shtetet tona, tha Konjufca, duke komentuar deklaratën e ministrit, Liburn Aliu, për çështjen e bashkimit me Shqipërinë. Është shumë vështirë dhe paradoksale ne shekullin 21 |”me i zhduk dy shtete e me u bo njo”, saktësoi, Konjufca.

Kontrolloni gjithashtu

Euroactiv: As Beogradi dhe as Prishtina nuk janë gati ta zbatojnë marrëveshjen e Ohrit të negociuar nga BE-ja

Rrjeti i pavarur mediatik pan-europian “Euractiv” shkruan se as Beogradi dhe as Prishtina nuk janë …