Fillimi / Lajmet / Edhe sot në Gjykatën Speciale, në Hagë, ka folur dëshmitarja e Prokurorisë, Zdenka Pumper, ish hetuese e kësaj Gjykate

Edhe sot në Gjykatën Speciale, në Hagë, ka folur dëshmitarja e Prokurorisë, Zdenka Pumper, ish hetuese e kësaj Gjykate

Dëshmitarja e Zyrës së Prokurorit të Gjykatës Speciale, Zdenka Pumper, e cila po dëgjohet në gjykimin ndaj krerëve të Organizatës së Veteranëve të luftës së UÇK-së, thënë se ka kryesuar operacionin e kontrollit më 25 shtator 2020, por nuk është përfshirë në veprimet e arrestimit të Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt. Në ditën e gjashtë të dëshmisë së saj para trupit gjykues  në Hagë, hetuesja ka thënë se ajo personalisht nuk ka intervistuar asnjërin nga të akuzuarit dhe as ndonjë person tjetër në ndërtesën e organizatës, duke shtuar se përfshirja e saj në kontrollin e çështjes së OVL-UÇK-së ka filluar më 25 shtator. Duke u përgjigjur në pyetjet e avokatit të Haradinajt, Toby Cadman, hetuesja e zyrës së Prokurorisë, tani dëshmitare ka thënë se nuk e di me siguri se ishte apo jo,  në Kosovë, në kohën kur kishte marrë udhëzimet për këtë çështje.

Kontrolloni gjithashtu

Liderët nga vendet e rajonit dhe zyrtarë të lartë të BE-së , kanë shprehur solidaritetin e tyre me Maqedoninë e Veriut

Janë mësuar disa shkaqet dhe vendi ku nisi në fillim zjarri në autobusin që u përflak më 23 nëntor në Bullgari

Janë mësuar shkaqet dhe vendi ku nisi në fillim zjarri në autobusin që u përflak ...