Policia e Kosovës e lanson aplikacionin elektronik “Lajmëro Policinë”, për raportimin e rasteve nga ana e qytetarëve

Policia e Kosovës nuk ka vendosur se a do ta sigurojë arrestin shtëpiak për të burgosurit që po mbahen në paraburgim, në Hagë

Më 26 nëntor skadon afati i fundit kur Policia e Kosovës duhet t’u ofrojë informacione Gjykatës Speciale,  në Hagë në lidhje me kapacitet e saj rreth lirimit të mundshëm të krerëve të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj. Më 15 tetor 2021 mbrojtja e Gucatit kërkoi që ai të lirohej nga paraburgimi, sipas një sërë kushtesh të propozuara, që përfshijnë edhe Policinë e Kosovës. Më 22 tetor paneli urdhëroi vazhdimin e paraburgimit të tyre duke theksuar se do të kërkojë informacione nga Policia e Kosovës në lidhje me zbatueshmërinë e kushteve të propozuara në lidhje me të dy të akuzuarit dhe do të shqyrtojnë sërish paraburgimin e tyre pas marrjes së këtyre informacioneve. Trupi gjykues  urdhëroi Policinë e Kosovës që deri më 26 nëntor 2021 të ofrojë informacion, ndër të tjera, lidhur me autorizimet dhe kapacitetet e saja lidhur me lirimin e mundshëm të përkohshëm të Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt dhe të mbahen në arrest shtëpiak, ndërsa  një pjesëtar i Policisë së Kosovës t’i mbikëqyrë ata në adresën e tyre të banimit. Policia e Kosovës ende nuk ka vendosur as për rastin e njëjtë ku janë akuzuar krerët e luftës së UÇK-së, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …