Gjykata Speciale

Edhe sot në Gjykatën Speciale, po vazhdon marrja në pyetje e dëgjimi i dëshmitarit të katërt të Zyrës së Prokurorit

Edhe sot në Gjykatën Speciale, në Hagë, po vazhdon marrja në pyetje dhe dëgjimi i dëshmitarit të katërt të Zyrës së Prokurorit në rastin e pretenduar penal të eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa. Dëshmitari i katërt i Prokurorisë, pa identitet publik, ka filluar të merret në pyetje më 12 tetor. Ai  ka deklaruar se nga dy persona me maska është dërguar në një objekt mbajtjeje në Zllashë ku, sipas tij, edhe është torturuar, por nuk ka bërë të ditur për çka e kishin torturuar luftëtarët e UÇK-së. Aktakuza kundër Salih  Mustafës është konfirmuar më 12 qershor të 2021, ndërsa ai u arrestua më 24 shtator të vitit të kaluar, me pretendimin se ka kryer krime lufte. Në paraqitjen para trupit gjykues, Salih Mustafa është deklaruar i pafajshëm.

Kontrolloni gjithashtu

PDK-ja kundër mandatit të dytë për Osmanin, Jakup Nura propozon Rifat Jasharin për president

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Jakup Nura, ka deklaruar se subjekti i tij politik …