Ravi Batra: Kryeministri, Edi Rama, ka goditur padrejtësinë djallëzore kundër Kosovës dhe Hashim Thaçit, nga Gjykata Speciale

Edi Rama ka folur lidhur me letrën e Gjermanisë, Francës dhe Italisë për projektin Evropian të Asociacionit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur lidhur me letrën e fundit nga Gjermania, Franca dhe Italia drejtuar Kosovës, ku kërkohet që projekti i asociacionit të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese të jetë Drafti Evropian. Në një deklaratë për mediat, Rama theksoi se autoritetet e Kosovës janë të pavarura dhe të afta për të marrë vendimet që i shohin të arsyeshme. Unë nuk mund të flas me sikur, autoritetet e Kosovës janë autoritete që mund të bëjnë atë që e shohin të arsyeshme. Nuk më takon mua të bëj komentatorin apo analistin e gjërave që ndodhin në Kosovë. Por unë di një gjë edhe me koston që ushtria online e Kosovës më sulmon si tradhtar dhe nuk më intereson se po të ishin të gjithë tradhtar si puna ime, sot Kosova do të ishte në Këshillin e Evropës. Kosova nuk e ka me Serbinë dialogun. Kosova e ka dialogun me BE-në. Kosova nuk e ka objektivë të integrohet në BE, Kosova e ka objektiv të bashkohet me BE dhe të bëhet anëtar i familjes së Perëndimit duke pasur parasysh që Lindja është Rusia,” shpjegoi Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami kërkon reagim të drejtësisë ndaj bllokimit të punimeve publike në sheshin “Xhorxh Bush”

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve të drejtësisë ndaj, …