Brickos

Edi Rama

Edi Rama: Kemi diskutuar për mos marrjen e vendimit të merituar nga BE-ja, por kjo nuk ndryshon asgjë në qeverisjen sonë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha  se mos hapja e negociatave nuk ndryshon asgjë në trajektoren e vendit dhe të qeverisjes. “Kemi diskutuar edhe për mos marrjen e vendimit të merituar për Shqipërinë dhe natyrisht që kemi rënë dakord që kjo nuk ndryshon asgjë në trajektorën e vendit dhe qeverisjes sonë. Në aspektin praktik jemi të qartë se duhet të vazhdojmë çdo ditë punën, edhe nëse do të kishim marrë një ‘PO’, detyrat janë po ato që janë edhe pa atë ‘PO’, pra të ecim përpara me reformën zgjedhore dhe brenda vitit të ngjisim shkallën e parë duke miratuar në Parlament rekomandimet e OSBE”, tha Rama. I pyetur mbi kërkesën e Lulzim Bashës për zgjedhje të parakohshme, Rama tha se këtu nuk ka asgjë të re, ata kanë punuar shumë fortë dhe nuk kanë lënë gur pa luajtur për të dështuar procesin. Nuk ia kanë dalë sepse ne kemi arritur të kalojmë pengesen e ngritur në 6 muajt e parë të vitit, duke marrë mbështetjen e Gjermanisë. Sa i përket reformës zgjedhore, Rama theksoi se do të realizohet me këdo që kërkon të bashkëpunojë.(TCH)

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …