Edi Rama

Edi Rama: Lufta e UÇK-së nuk mund të vihet kurrë në akuzë dhe këtu përfshihet edhe Ramush Haradinaj

Edi Rama në konferencën e tij për shtyp përmendi edhe Ramush Haradinajn, Kryeministrin e dorëhequr të Kosovës. I pyetur nga gazetarët, se pse u fokusua në Luftën e UÇK-së dhe jo tek thirrja në Hagë e kryeministrit Haradinaj, Rama e quajti qëndrimin e tij:  “Gjëja më normale”. Dhe vazhdoi “Lufta e UÇK-së nuk mund të vihet kurrë në akuzë. Dhe këtu përfshihet edhe Ramush Haradinaj”. Më pas Kryeministri e konsideroi si “çështje politike dhe taktike” dorëheqjen e Kryeministrit e për rrjedhojë la të nënkuptohej që nuk kishte arsye për ta komentuar. Në fund, kryeministri i Shqipërisë, e vlerësoi luftën e Ramush Haradinaj, Jakup Krasniqit etj  si përfaqësues i një lufte çlirimtare që nuk mund të njolloset apo reduktohet në përmasën e saj heroike dhe historike ku edhe Ramushi ka një rol”.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …