Edi Rama në Tokio: Vizitë zyrtare mes flamujve kuqezi dhe takimeve të nivelit të lartë

Vizita zyrtare e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Tokio është mirëpritur me ceremoni protokollare dhe dekorim të rrugëve kryesore të kryeqytetit japonez me flamuj të Shqipërisë dhe Japonisë, duke krijuar një atmosferë të veçantë shtetërore. Vizita zhvillohet në kuadër të forcimit të marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Japonisë, me fokus në zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik, kulturor dhe diplomatik. Sipas agjendës zyrtare, Rama do të pritet me Gardë Nderi nga kryeministrja e Japonisë, Sanae Takaichi, me të cilën do të zhvillojë edhe një takim bilateral për thellimin e partneritetit strategjik mes dy vendeve. Në kuadër të vizitës, kryeministri shqiptar pritet të marrë pjesë edhe në aktivitete institucionale dhe ekonomike, përfshirë një panel në Universitetin e Kombeve të Bashkuara në Tokio me temën “Rruga e Shqipërisë drejt Anëtarësimit në BE: Roli i Japonisë”, ku do të diskutohet procesi i integrimit evropian dhe roli i të rinjve në zhvillimin e qëndrueshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Ehat Miftaraj: Ndërrimi i personit nuk e rinis afatin gjashtëmujor për ushtruesin e detyrës së presidentit

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka thënë se kufizimi kushtetues …