Edi Rama

Edi Rama nuk pranon ta takojë kryetarin e bashkisë së Kukësit derisa ai të dënojë dhunën e protestuesve

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Tama thotë se nuk e  ka takuar kryetarin e bashkisë së Kukësit  sepse nuk është distancuar nga dhuna dhe sot e kam dëgjuar që ka thënë madje, se unë qenkam tërhequr nga tarifa, e duhet të kërkoj lirimin e njerëzve. Jetojmë në një shtet që është me Kushtetutë e ligje, me pushtete të ndara. Se kush ndalohet, dhe kush gjykohet nuk është vendimmarrje e qeverisë po organeve ligjzbatuese. Thirrja për të liruar këta e për të liruar ata, është një thirrje që shkon jo vetëm në adresë të gabuar, po në ajër për shkak se ky është një proces që i takon organeve të drejtësisë. Kryetarit të bashkisë Kukës i them që jo vetëm nuk jam tërhequr, po thjesht po vazhdoj një proces që duhet ta kishim bërë më përpara. Kjo është e vërtetë, për këtë kam kërkuar ndjesë dhe ndryshe nga të tjerë përpara, ne as e konsiderojmë veten të pagabueshëm”, tha Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria projekton buxhetin 10.15 miliardë euro për vitin 2027

Shqipëria parashikon një buxhet prej rreth 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, ndërsa Qeveria e …