Brickos

Edi Rama

Edi Rama: Pavarësisht çka thotë, Ilir Meta, sistemi nuk ndryshon, as ndalohen koalicionet, por do ketë vetëm hapje të listave

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së Ilir Metës se nuk do të njohë ndryshimet kushtetuese që po ndërmerren nga Kuvendi, pasi janë të njëanshme dhe të paligjshme. Rama thotë se ndryshe nga sa pretendon Presidenti, sistemi nuk ndryshon dhe as koalicionet nuk ndalohen, por do ketë vetëm hapje të listave. Në postimin e tij,  Rama i shkruan vetëm inicialet e presidentit, duke konfirmuar sërish ftohjen mes tyre. “Sa për modelin lindor, modeli i koalicionit që kemi s’është as perëndimor, as jugor, as verior dhe prandaj nuk gjendet askund në lindje a në perëndim! Modeli i ri do të jetë gjerman e plotësisht europian, koalicion tamam, me zë, figura e program, jo kosh karavidhesh pa din as iman!”, iu ka përgjigjur Edi Rama, Ilir Metës, kryetar që përfaqëson opozitën në Shqipëri.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti, prezanton qëndrimin e tij në konferencën e Partive Socialiste Evropiane, në Berlin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në konferencën e Partive Socialiste Evropiane në …