Ekrem Krasniqi:

Edmond Ekrem Krasniqi: Bie maska e BE-së për Kosovën

 Meqë Kosova nuk mund të jetë pjesë përbërëse e BE-së, për shkak të mosnjohjes së saj nga pesë shtete anëtare, qytetarët dhe klasa politike vendore duhet që të fillojnë që të shqyrtojnë dhe ndërtojnë gradualisht modelin e Zvicrës, Norvegjisë dhe Islandës për partneritet ekonomik dhe politik me BE. U bënë vite të tëra që zyrtarët e institucioneve të BE-së dhe të vendeve anëtare të saj i thonë Kosovës se ajo një ditë do të anëtarësohet në këtë familje evropiane, përkundër faktit se anëtarësimi është i pamundur pa u njohur nga të gjitha vendet, për shkak të rregullës aktuale në fuqi për (mos)pranimin e anëtarëve të rinj.

Në nëntor pata shkruar në mjetet vendore të informimit se Kosova ndodhet në një rrugë të pa fund për hyrje në BE, pikërisht për këtë arsye. Qëndrimi i Spanjës në letrën dërguar Komisionit Evropian (raportuar nga Koha Ditore) vetëm se po shpalos gradualisht edhe publikisht të vërtetën e madhe dhe të hidhur për Kosovën për premtimet e maskuara por edhe të kota nga Brukseli dhe vendet anëtare të saj për ‘perspektivën’ e saj (të pamundur) drejt BE-së.

Tash gradualisht maskat e fjalorit shterpë disavjeçar brenda BE-së po bien. Kjo do të shkaktojë huti dhe një udhëkryq të madh për vet Kosovën dhe qytetarët e saj.

Zyrtarët e institucioneve të BE-së dhe të vendeve anëtare tash gradualisht nuk do të jenë më të besueshëm kur përsëri do të thonë se Kosova ka perspektivë për hyrje në BE. Qytetarët e Kosovës gradualisht do ta humbin besimin ndaj tyre. Ndaj politikanëve kosovarë, për të njëjtin fjalor, po ashtu.

Kjo e vërtetë e madhe, gradualisht do të duhet që të provokojë një të menduar tjetër të vet qytetarëve të Kosovës, të politikanëve të saj, por edhe të vendeve anëtare të saj që ishin më të zëshmit në premtimet ndaj Kosovës për anëtarësim në BE.

Kosova dhe kosovarët gradualisht do të fillojnë që të mendojnë për alternative të tjera.

Dhe alternativa të tilla ka. Shembuj do të duhej marrë Zvicrën, Norvegjinë dhe Islandën.

Që të tre këto shtete kanë raporte të forta me BE-në. Ekonomitë e tyre janë të ndërlidhura bukur shumë dhe madje të varura në shkallë të madhe nga blloku evropian.

Në Mars të vitit 2006, pak muaj pasi Angela Merkel erdhi në pushtet (Nëntor 2005), ajo pat sugjeruar për vendet e Ballkanit Perëndimor një ‘partneritet të privilegjuar’, (https://euobserver.com/enlargement/21163) një opsion më i dobët se anëtarësimi plotë.

Ajo në konferencën për shtyp në 15 Mars 2006 doli me një sugjerim të këtillë edhe pse në vitin 2003 në Selanik vendet anëtare të BE-së premtuan anëtarësim të plotë për vendet e rajonit.

Përderisa Kosova nuk do të mund që të anëtarësohet në BE për shkak të pesë shteteve që nuk ia njohin pavarësinë, sugjerimi i para 12 viteve i Merkelit për krejt vendet e Ballkanit, duhet të shqyrtohet nga klasa politike e Kosovës, si alternativë, e jo që të vazhdohet me fjalorin shterpë për perspektivë për hyrje në BE.

Kosova nuk mund të vazhdojë me premtime ëndrrash, kur vet rregullat e zgjerimit të BE-së nuk e lejojnë atë që të bëhet anëtare e plotë.

Përvojat e tre shteteve (Zvicra, Norvegjia dhe Islanda) thonë se jetë të mirë edhe jashtë BE-se, se ka alternativa tjera për të forcuar shtetin, zhvilluar ekonominë dhe mirëqenien e qytetarëve.

Por për këtë opsion alternativ Kosovës i duhet një partner i fortë, një vend evropian, për ta shqyrtuar dhe gradualisht bërë synim, projekt dhe bërë realitet.

Gjermania është adresa më ë mirë për të ndihmuar që përvojat e tre shteteve të më lartë përmendura të marrin jetë, deri atëherë kur të gjitha shtetet do ta njohin pavarësinë, nëse do të njohin në ndonjë të ardhme të largët.

 

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …