Zëvendës- ministri i Infrastrukturës, së bashku me Inspektoratin e MI-së, inspektuan kyçjet ilegale në Kishnicë

Zëvendës- ministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu së bashku me Inspektoratin e MI-së, inspektuan kyçjet ilegale në Kishnicë. Zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu dhe këshilltari i mistrit Pal Lekaj, Fatos Mani, së bashku me Inspektoratin e Ministrisë së Infrastrukturës, inspektuan kyçjet ilegale që kanë ndodhur së fundmi, përgjatë brezit rrugor Kishnicë – Gjilan. Operatorë të pa përgjegjshëm, me anë të kyçjeve ilegale, kanë dëmtuar rrjedhën e ujrave atmosferike përgajtë brezit rrugor Kishnicë – Gjilan, kyçje këto që përveç se janë bërë në mënyrë ilegale, dëmtojnë rëndë edhe kanalet e rrjedhjes së ujrave atmosferike, duke bërë që në rast shirash, rruga të përmbytet dhe të cënoi sigurinë në trafikun rrugor. Inspektaorati, për këta operatorë, që janë të vendosur përgjatë brezit rrugor dhe që kanë bërë kyçje ilegale në rrugë, ka ndërmarrë të gjitha veprimet konform ligjeve dhe rregulloreve në fuqi, në mënyrë që kyçja të bëhet sipas rregulloreve dhe ligjeve të Republikës së Kosovës dhe që të mos ketë situata, kur si pasojë e veprimeve të tilla, të vije deri tek ndonjë përmbytje e rrugës, apo rrezikim i sigurisë në trafikun rrugor.

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …