leoni

Edona Hajrullahu, Naim Qelaj dhe Xhavit Shala janë në listën e ngushtë të garës për Avokat të Popullit

Edona Hajrullahu, Naim Qelaj dhe Xhavit Shala janë në listën e ngushtë të garës për Avokat të Popullit

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione me 5 vota për dhe tri abstenime ka votuar raportin e panelit përzgjedhës për shqyrtimin e aplikacioneve, intervistim dhe listën e ngushtë të kandidatëve për Avokat të Popullit. Emrat e tre kandidatëve që u dërguan për votimin në seancën e radhës janë: Edona Hajrullahu, Naim Qelaj dhe Xhavit Shala. Deputetët e Vetëvendosjes kanë abstenuar karshi, këtij raporti. Deputetja e AAK-së Teuta Haxhiu ka thënë se është e habitur që Vetëvendosja nuk e votoi këtë raport. Përderisa Fjolla Ujkani deputete e kësaj partie ka thënë se duhet të vijë zëvendës-kryeministri Driton Selmanaj të raportojë në komision për takimin në Washington se pse nuk janë diskutuar çështja e të pagjeturve.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …