Edward Joseph

Edward P. Joseph: “Ballkani i Hapur” minon “Procesin e Berlinit” dhe i jep fuqi ekonomike e politike Serbisë

Në një intervistë për Dojçe Veçe, profesori dhe analisti amerikan,  Eduard Josef  ka deklaruar se  Anëtarët e Senatit të Shteteve të bashkuara të Ameriksë sapo kanë prezantuar legjislacionin për Ballkanin, që përfshin propozimin për “vlerësimin e nismave bashkëpunuese rajonale, siç janë nisma “Open Ballkan” dhe “Tregu i Përbashkët Rajonal i Ballkanit Perëndimor”. Rreziqet e “Open Ballkan” nuk janë kuptuar mirë, edhe pse ato janë të qarta për shumë njerëz në Ballkan. Po, unë kam shërbyer për rreth 12 vite në rajon, duke përfshirë vitet e luftës në të gjitha vendet e konflikteve. Si shumë të tjerë në rajon, unë vërej dinamikë e zhvillime, veçanërisht në diskursin e nacionalizmit të “Serbisë së Madhe”, të çuar përpara nga presidenti Aleksandar Vuçiç dhe të deleguarit e tij, nën flamurin “Bota Serbe”. Nisma, nuk është vetëm një shpërqendrim nga problemet thelbësore të rajonit – të cilat janë politike – por në fakt është një rrezik që mund të çojë në përkeqësimin e këtyre problemeve politike. Problemet e kësaj nisme mund t’i përmbledhim në këtë formë: “teori e dyshimtë, strukturë naive dhe pasoja të rrezikshme”.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …