Ekipi i Kërkim – Shpëtimit Malor të Komunës së Deçanit, për katër ditë radhazi ka marrë pjesë në trajnim

Në kuadër të projektit NaturKosovo, ekipi i Kërkim – Shpëtimit Malor të Komunës së Deçanit, për katër ditë radhazi ka marrë pjesë në trajnim, të udhëhequr nga ekipi Nacional për Kërkim Shpëtim nga Italia. Trajnim ky i cili po mundëson individët të marrin përvoja, njohuri dhe praktika në lidhje me Kërkim – Shpëtimin Malor dhe po ashtu që të kemi mundësi të ofrojmë siguri për të gjithë vizitorët në Bjeshkët e Nemuna, e sidomos në rajonin e Bjeshkëve të Deçanit. Nga Komuna e Deçanit në këtë trajnim po marrin pjesë 5 pjesëmarrës. Gjatë trajnimit 4 ditor, ekipi nga Deçani për Kërkim-Shpëtim Malor pas dy fazave testuese po kryen trajnimin e modulit veror. Drejtoria për Ekonomi dhe Zhvillim në komunën e Deçanit ka pajisur ekipin me mjete dhe pajisje të fundit. Për Komunën e Deçanit është e rëndësishme të ka një ekip të kualifikuar për Kërkim-Shpëtim Malor që mund të ndihmojë në raste emergjente. Siguria dhe mirëqenia e komunitetit janë prioritet për komunën e Deçanit! NaturKosovo është një iniciativë e financuar nga Ambasada e Italisë në Prishtinë, e promovuar nga AICS Tirana me mbështetjen e Volontari nel Mondo RTM, e implementuar nga CELIM Milano dhe Utalaya, në bashkëpunim me Asociacionin Italian për Turzimin e Përgjegjshëm, Klubin Alpin Italian dhe CNSAS.

May be an image of 3 people and chainsaw

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …