U pensionua punëtori shumëvjeçar i komunës dhe veterani i luftës Nuhi Shala

Sot më 09 tetor i ka mbushur 65 vite, punëtori shumë vjeçar i Komunës së Malishevës, njëherit njëri nga themeluesit e komunës në vitin 1999 dhe veterani i luftës së UÇK-së, apo njëri nga themeluesit i njësitit ushtarak “”Lumi”, Nuhi Shala. Me këtë rast, nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, u organizua edhe ceremonia e pensionimit të Nuhi Shalës. Nuhi Shala, jurist i diplomuar, karrierën e tij të punës, e ka filluar në kooperativën bujqësor në Banjë, për vazhduar aktivitetin e tij në sistemin paralel, politik dhe administrativ gjatë viteve të ’90-ta. Më pas, Shala, ishte i angazhuar edhe në luftën çlirimtare, duke qenë njëri nga pesë themeluesit e njësitit “Lumi” në Malishevë, për vazhduar me drejtimin e njësive tjera organizative të UÇK-së, deri në drejtimin e brigadës. Pas çlirimit, Nuhi Shala, ishte njëri nga themeluesit e Komunës së Malishevës, duke drejtuar drejtori dhe sektorë të ndryshëm në komunë, deri në pensionimin e tij, sot më 9 tetor 2023. Në këtë ceremoni të pensionimit, i pari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, e ka vlerësuar lartë punën dhe angazhimin e Nuhi Shalës dhe e ka falënderuar për gjithë kontributin e dhënë në komunë dhe për komunën, në të gjitha etapat. “Ishte prijës i shumë aktiviteteve dhe i arritjeve të komunës, duke lënë gjurmë të pashlyeshme, për çka e falënderojmë dhe i jemi mirënjohës përgjithmonë. Nuhiut i urojmë datëlindjen dhe i dëshirojmë pensionim të shëndetshëm”. Për përvojën dhe kontributin e tij në luftën çlirimtare, ka folur, Metush Kryeziu, kryetar i degës së OVL të UÇK-së në Malishevë. “Nuhi ishte njëri nga themeluesit e njësitit të UÇK-së “Lumi” në Malishevë, dhe më pas ka drejtuar struktura të ndryshme, deri në drejtimin e brigadës, duke dhënë kështu, një kontribut të jashtëzakonshëm në luftën për liri”, ka thënë Kryeziu. Ndërsa nënkryetari i komunës dhe bashkëpunëtori i tij, Vesel Krasniqi, ka shpalosur kujtime nga biografia dhe bashkëpunimi ndër vite me Nuhi Shalën, të cilin e ka quajtur si një njeri këshillëdhënës dhe shembull për të gjithë. “Ka qenë një këshillëdhënës dhe shembull për të gjithë, sidomos për mua. Jam rritur me këshillat e tij dhe e kam pasur shembull në rrugëtimin tim jetësor, Ka qenë themelues i UÇK-së, themelues i komunës dhe ka lënë gjurmë të pashlyeshme, sidomos në administratën e komunës, e po ashtu ka qenë një përkrahës i jashtëzakonshëm i rinisë, në të gjitha aktivitetet”, ka thënë nënkryetari Krasniqi. Ndërsa drejtoresha e drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Arbëreshë Krasniqi, tha se”Nuhiu ka qenë një shembull për të gjithë ne, prandaj e falënderojmë për përkrahjen e vazhdueshme”. Në emër të familjes, vajza e Nuhi Shalës, Vandalisa Shala, pasi i falënderoi të gjithë për këtë organizim dhe mbështetjen për babin e saj, ka folur edhe për jetën e tij si prind, për çka ndihen krenar e tërë familja. Në fund, vet Nuhi Shala, mes emocioneve, i ka falënderuar të gjithë për organizmin  bërë me rastin e pensionimit dhe përkrahjen e vazhdueshme.

May be an image of 8 people and office

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …