leoni

Gjatë këtij viti në komunën e Malishevës nuk u shënua asnjë rast i infektimit me ethe hemorragjike

Në territorin e Komunës së Malishevës, ka kaluar edhe një sezon që mund të quhet i suksesshëm, sa i përket endemisë me EHKK (Ethet Hemorragjike Krime Kongo), pasi edh këtë vit, deri më tani edhe kur ka përfunduar shkalla e rrezikshmërisë, nuk është regjistruar asnjë rast i infektimit me këtë virus. “Lirisht mund të konsiderohet vit i suksesshëm, pasi edhe këtë vit, nuk kemi të regjistruar asnjë rast të infektimit me EHKK, e aq më pak të vdekjeve eventuale. Për këtë i falënderoj të gjithë ata që kanë qenë të angazhuar në luftimin dhe parandalimin e EHKK”, ka thënë sot, drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi, Hajdin Berisha. “Gjatë sezonit që konsiderohet i rrezikshëm, si komunë kemi qenë të angazhuar, së bashku me stafin e profesionistëve shëndetësorë në Qendrës së Mjekësisë Familjare në Malishevë”, ka thënë Berisha. Gjatë këtij vitit, Komuna e Malishevës dhe QKMF në Malishevë, kanë mbajtur ligjërata vetëdijesuese nëpër shkolla, si dhe është vazhduar me spërkatjen apo dezinsektimin, kundër rriqrave si bartës të virusit të EHKK, që është pjesë e kompetencave të nivelit lokal, në kuadër të zbatimit të strategjisë nacionale për luftimin dhe parandalimin e EHKK.

 

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …