Ekrem Kastrati: Kijevën e bukur sot e bëmë me një çerdhe të mrekullueshme!

Kijevën e bukur sot e bëmë me një çerdhe të mrekullueshme!

I lumtur pa masë që brenda kësaj jave qeverisja jonë ka finalizuar dy çerdhe të reja publike. Pas asaj në qytetin e Malishevës, kjo çerdhe në Kijevë është ndër më të bukurat, mbase në nivel vendi, që do ta gëzojnë rreth 80 fëmijë kryesisht të kësaj zone. Malisheva është ndër komunat e vetme që për asnjë moment nuk është ndalur në funksion të krijimit të infrastrukturës së re shkollore, me theks të veçantë përfshirjes së fëmijëve në edukimin e hershëm, dhe për këtë meritojnë mirënjohje gjithë ata që ndër vite na kanë besuar dhe e kanë përkrahur vizionin tonë socialdemokrat.

May be an image of carpet, indoors, office and hallway

Kontrolloni gjithashtu

1 maj 1990 – Kuvendi i Pajtimit te “Verrat e Llukës”

34 vite më parë, me 1 maj 1990 u mbajt Kuvendi Gjithëkombëtar i Pajtimit të …