Sokol Haliti: Kabashi i Vitisë po bëhet me dy parqe të reja

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, me bashkëpunëtor ka vizituar sot fshatin Kabash të Vitisë, për të parë nga afër punimet që po zhvillohen në rregullimin e dy hapësirave publike, konkretisht parqeve të reja. Me këtë rast ai është pritur edhe nga banorët e këtij lokaliteti të cilët e falënderuan atë për rregullimin e këtyre hapësirave në interes të gjithë banorëve që jetojnë në këtë fshat. Përndryshe kryetari Haliti, ka potencuar se qeverisja e tij do të vazhdoj të realizoj edhe shumë projekte të tjera në të gjitha lokalitetet duke potencuar se krijimi i hapësirave publike është në interes të qytetarëve, në veçanti të hapësirave gjelbëruese që ndikon pozitivisht edhe në shëndetin publik. Ai tha se investime të tilla janë duke u bërë në lokalitete të ndryshme të kësaj komune, duke përmendur edhe parkun që po krijohet në vendin e quajtur “Strazhi” në Stubëll të Epërme të Vitisë dhe disa lokalitete të tjera.

Kontrolloni gjithashtu

1 maj 1990 – Kuvendi i Pajtimit te “Verrat e Llukës”

34 vite më parë, me 1 maj 1990 u mbajt Kuvendi Gjithëkombëtar i Pajtimit të …