Ekspertët e shëndetësisë dhe autoritetet e larta të vendit bëjnë thirrje të mos krijohet panik

Pas konfirmimit të dy rasteve në Kosovë të infektuar me koronavirus, ekspertët e shëndetësisë dhe autoritetet më të larta të vendit kanë bëjnë thirrje të mos krijohet e as reagohet me panik por me vetëpërmbajtje. Ata kanë ftuar të gjithë qytetarët që t’ju përmbahen përmbahen këshillave me kujdes të shtuar që janë dhënë nga institucionet e shtetit. Të gjithë së bashku do t’ia dalim edhe në këtë betejë. Ndërkohë, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka rekomanduar për mbylljen e kufirit me vendet fqinje. Me qëllim të analizimit të gjendjes së krijuar në vend,  Komisioni i Veçantë për Parandalimin e Koronavirusit po mban mbledhjen e radhës dhe pritet që pas përfundimit të saj të jepen disa rekomandime.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …