Brickos

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu ka paralajmëruar se mund të sulmohet pika kufitare që ndan Kosovën me Serbinë

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu ka paralajmëruar se mund të sulmohet pika kufitare që ndan Kosovën me Serbinë. Ai ka shkruar se qindra serbë nacionalistë, të lidhur me Rusinë, kanë deklaruar se gjatë të dielës në mesditë, do të vijnë për ta hequr pikën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë. “Një sulm ndaj pikës kufitare është paralajmëruar përmes organizimit të një ‘proteste’. Nëse kjo ndodh, përgjegjësia nuk është vetëm e Vuçiqit, por edhe e atyre që ende e konsiderojnë faktor paqeje. Kosova nuk është vetëm për t’i vënë kushte që të plotësohen standardet integruese evropiane; nuk është vetëm për t’i kërkuar edhe të drejta për qenët në rrugë se si duhet të trajtohen …Shqiptarët e dijnë që çlirimi i Kosovës dhe shqiptarëve janë projekt i së drejtës historike të lirisë kundrejt barbarisë. Për këtë i jemi mirënjohës të gjithë miqve. Por, ky projekt, i së drejtës së lirisë kundër barbarisë duhet të mbrohet”, ka shkruar njohësi i fushës së sigurisë, Agim Musliu.

Kontrolloni gjithashtu

Procesi i regjistrimit të popullatës në Kosovë filloi më 5 prill dhe do të vazhdojë deri më 17 maj të këtij viti

Në një konferencë për media të mbajtur sot nga Agjencia e Statistikave të Kosovës , …