leoni

Eliot Engel: Qeveria e Serbisë duhet ta kuptojë se Kosova është shtet i pavarur dhe se e tillë do të mbetet

Eliot Engel i bëri thirrje Departamentit Amerikan të Shtetit që ta kthejë drejtësinë për viktimat e luftës së Kosovës

Miku i madh i Kosovës dhe i shqiptarëve, ligjvënësi i njohur amerikan, Eliot Engel i bëri thirrje Departamentit Amerikan të Shtetit që ta kthejë drejtësinë për viktimat e luftës së Kosovës, në element qendror të angazhimit dypalësh të Shteteve të Bashkuara me Serbinë. Në një letër dërguar Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo, ligjvënësi i njohur për mbështetjen e shqiptarëve, thekson se anëtarësimi i Serbisë në Bashkimin Evropian nuk duhet të avancojë për sa kohe kriminelët serbë të luftës nuk mbahen përgjegjës. “Mijëra civilë janë vrarë, dhjetëra mijëra janë përdhunuar dhe qindra mijëra janë dëbuar me forcë nga trupat serbe. Edhe pse faktet janë gjerësisht të ditura, pothuajse askush nuk është vënë para drejtësisë në Serbi për këto krime të luftës, ndonëse në shumë raste, dëshmitë flasin se urdhrat janë dhënë drejtpërdrejt nga kreu shtetëror. Kjo është thellësisht shqetësuese”, shkruan Engel. Në letër vlerësohet vendimi i 18 dhjetorit me të cilin administrata i ndaloi hyrjen në ShBA, ish gjeneralit të policisë serbe, Goran Radosavleviç, i njohur si Guri, për shkak të përfshirjes së tij në vrasjen e tre shqiptaro-amerikanëve në vitin 1999, vëllezërve Bytyçi dhe krime të tjera të luftës.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …