Eliza Hoxha: Qeverinë Kurti II nuk ka ndryshuar asgjë në program dhe në pikat që e prekin direkt qytetarin e Kosovës

Eliza Hoxha: Qeverinë Kurti nuk ka ndryshuar asgjë në program dhe në pikat që e prekin direkt qytetarin e Kosovës

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka thënë se kishin një ditë të rëndësishme në strukturën brendshme të partisë dhe nuk janë marrë shumë me 100 ditët e Qeverisë Kurti pasi sipas saj kanë pas çfarë të flasin gjatë kësaj kohe. Ajo ka deklaruar se është befasuese për të se si nuk ka asnjë dallim mes qeverisë Kurti I dhe Kurti II. “Befasuese vazhdon të jetë për mua fakti se si shumë nga premtimet dhe pikat e programit të qeverisë Kurti I nuk janë në Qeverinë Kurti II dhe s’ka ndryshuar asgjë në program në pikat që e prekin direkt qytetarin e Kosovës”, tha ajo. Tutje Hoxha tha se Kurti shkoi në tavolinë me Vuçiqin pa i kërkuar falje që me ngulëm e kërkonte gjatë fushatës zgjedhore dhe pa treguar fare në Kuvend se çfarë do të bëjë dhe si do të veprojë atje.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …