Albin Kurti: Serbia të përballet me të kaluarën e saj, të kërkojë falje për krimet e bëra, atëherë mund të nis pajtimi

Albin Kurti: Serbia të përballet me të kaluarën e saj, të kërkojë falje për krimet e bëra, atëherë mund të nis pajtimi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pasi dy ish-shefat e shërbimit të sigurimit shtetëror të Serbisë janë dënuar me nga 12 vjet burgim për udhëheqjen e grupeve paraushtarake gjatë luftërave në ish-Jugosllavi në vitet 1990. Kurti përmes një shkrimi ai ka thënë se të njëjtit persona, struktura e të cilëve pas Bosnjës kryen gjenocid edhe në Kosovë. “Dy figura famëkeqe të regjimit të Millosheviçit, Jovica Stanisiç & Franko Simatoviç, u dënuan me 12 vjet burg secili për ndihmën dhe mbështetjen e krimeve të kryera nga një njësi speciale e Shërbimit të Sigurimit të Shtetit Serb, Beretat e Kuqe, gjatë luftës në Bosnje në 1992. Këta janë të njëjtët persona, strukturat e të cilëve pas Bosnjës kryen gjenocid në Kosovë”, shkroi Kurti. Ai theksoi poashtu se Serbia duhet të pranojë të vërtetën dhe të kërkojë falje, e që sipas tij vetëm atëherë mund të fillojë pajtimi i të dyja vendeve. “Serbia sot duhet të përballen me të kaluarën e saj, të pranojë të vërtetën, të kërkojë falje dhe të distancohet nga Serbia e Millosheviqit. Vetëm atëherë mund të fillojë pajtimi”, ka shtuar kryeministri.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në takim me kryeministrin Kurti pajtohet për shpërndarjen e Kuvendit

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vlerësuar  takimin e tij me kryeministrin Albin Kurti, duke …